Ndërlidhjet

Irak: Plagosen ushtarë të SHBA, vritet përkthyesi


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ushtarë amerikanë janë plagosur dhe një përkthyes është vrarë në sulmin ndaj një stacioni të policisë në Irakun verior.

Një përkthyes tjetër gjithashtu është plagosur.

Zëdhënësi i ushtrisë, Dave Doherty, nuk tha se sa ushtarë amerikanë janë plagosur në sulmin, i cili ka ndodhur në provincën Nineveh.

Ai tha se vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe natyrën e sulmit.

Më herët, raportet e para nga burimet irakiane thanë se të paktën katër ushtarë amerikanë dhe përkthyesi i tyre ishin vrarë kur policia irakiane kishte hapur zjarr ndaj tyre në qytetin Mosul, që ndodhet në provincën Nineveh.
XS
SM
MD
LG