Ndërlidhjet

Iran: Fillojnë provat bërthamore në Busher


Irani ka njoftuar se bashkë me zyrtarë rusë të energjisë bëthamore ka filluar sot provën në centralin bërthamor në Bushehër, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e punës së tij.
Zëdhënësi i Organizatës iraniane për energji bërthamore, Mohsen Shirazi, ka thënë se fjala është për esperimentimin e karburantit të bazuar në plumb, i cili ka për qëllim ta imitojë uraniumin e pasuruar.
Perëndimi dyshon se Irani synon prodhimin e bombës atomike, ndërkohë që ka kritikuar Rusinë për përfshirjen e saj në ndërtimin e centralit në Bushehër. Rusia ndërkaq, thotë se ky projekt ka karakter krejtësisht civil dhe nuk mund të përdoret për armatim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG