Ndërlidhjet

Indi: Aktakuza kundër të mbijetuarit nga Mumbai


Prokurorët në Indi kanë ngritur aktakuza për 12 krime kundër sulmuesit të vetëm, i cili mbijetoi në sulmet në Mumbai.

Nëse shpallet fajtor për akuzat më të rënda për vrasje dhe luftë kundër Indisë, pakistanezi Mohammad Ajmal Kasab mund të dënohet me vdekje.
Sulmet e nëntorit lanë më shumë se 170 të vdekur.

India i ka akuzuar militantët islamistë pakistanezë, për të cilën tha se duhet të kenë pasur përkrahjen e shërbimeve të inteligjencës në Pakistan.

Pakistani pranoi se sulmet pjesërisht u komplotuan në territorin e tij, por ka mohuar çdo ndërlidhje zyrtare.
XS
SM
MD
LG