Ndërlidhjet

Feith: Ekonomisë së Kosovës i duhen reforma


Kosova duhet ta reformoj ekonominë e saj dhe ta privatizoj sektorin e energjisë, tha sot përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, duke folur në mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që u mbajt në Vjenë.

"Ekonomisë ende i duhen reformat domethënëse", tha zoti Feith, që e kryeson këtë Grup.

Ai mëtutje theksoi se "recesioni global ka ndikim edhe në Kosovë, në Evropë dhe në Botë" dhe shtoi se Kosova "nuk mund t'i shmanget kësaj".

Sipas zotit Feith, "njëra nga mënyrat më të mira për ekonominë e Kosovës, për ta filluar rritjen e sërishme, do të jetë privatizimi, e veçanërisht ai i skektorit të energjisë".

Duke u shprehur për misionin e BE-së në Kosovë, Pieter Feith, tha se "shpresojmë se Beogradi do të luaj rol konstruktiv, e veçanërisht duke e ndihmuar misionin EULEX".

Sipas tij, numri i personave të kthyer në Kosovë, nuk ka qenë "shumë impresiv", por ai shpreson se "kushtet e sigurisë dhe ekonomia mund të përmirësohen, prandaj ky numër mund të rritet", raporton agjencia FP, nga Vjena.
XS
SM
MD
LG