Ndërlidhjet

Minstri i jashtëm japonez viziton Kinën


TOKIO
Ministri i jashtëm i Japonisë, Hirofumi Nakasone ka udhëtuar në Kinë, një ditë pasi Pekin zyrtar ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve japonezë lidhur me ishullin kontestues në detin lindor të Kinës. Sipas njoftimeve, Nakasone do të diskutojë me homologun kinez, Jang Jieçi, lidhur me çështje bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, përfshi dhe çështjen e Koresë Veriore.
Marrëdhëniet kino-japoneze brenda tre muajve kanë shënuar tendosje për shkak të kontestit të vjetër rreth një ujëdhese.
XS
SM
MD
LG