Ndërlidhjet

Ushtari amerikan u shpall fajtor për vrasje


Një gjykatë ushtarake në Kentaki të Shteteve të Bashkuara ka vendosur se ushtari amerikan, Michael Behenna, është fajtor për vrasjen e një të burgosuri irakian, gjatë një procesi hetimor, në majin e kaluar.

Ushtari mbrohej si kishte vepruar në vetëmbrojtje dhe se nuk kishte pasur qëllim që ta vrante të burgosurin.

Megjithatë, prokurorët, në fjalën përfundimtare, argumentuan se ushtari Behena kishte planifikuar vrasjen, që kishte ndodhur afër vendit Beiji në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG