Ndërlidhjet

26 gazetarë të vrarë në dy muajt e parë të 2009


Një grup ndërkombëtar për mbrojtjen e gazetarëve tha se 26 gazetarë janë vrarë në detyrë prej fillimit të këtij viti, që paraqet rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2008.

Organizata joqeveritare Fushata e Emblemës së Shtypit, e cila angazhohet për mbrojtjen e gazetarëve në zonat e konfliktit, tha se bilanci i të vdekurve është më i lartë krahasuar me 16 gazetarët e vrarë në muajt janar dhe shkurt 2008.

Sekretari i përgjithshëm i grupit, Blaise Lempen tha se bilanci i përfshin katër të vrarët në Rripin e Gazës dhe katër në Pakistan.

Nga dy vdekje tjera janë raportuar në Irak, Meksikë, Nepal, Rusi, Somali, Sri Lankë dhe Venecuelë, ndërsa gazetarët tjerë janë vrarë në Kolumbi, Kenia, Madagaskar dhe Filipine.
XS
SM
MD
LG