Ndërlidhjet

Iranit ftesë në konferencën për Afganistanin


SHBA-të planifikojnë ta ftojnë Iranin në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin, e cila është planifikuar për këtë muaj, ka bërë të ditur Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
Këto komente, Klinton i ka bërë në konferencën për gazetarë pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. Për dallim nga paraardhësi i tij, Xhorxh Bush, presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë më heret se SHBA-të dëshirojnë bashkëpunim me Iranin në shumë çështje, ndërsa ftesa për konferencën do të mund të shënonte fillimin e këtyre aktiviteteve. Hilari Klinton ka propozuar që konferenca për Afganistanin të mbahet me 31 mars.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG