Ndërlidhjet

H. Clinton kërkon që Irani ta liroj gazetaren


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar nga autoritetet në Iran, që ta lirojnë gazetaren iraniano-amerikane, Roxana Saberi, 31 vjeçare, e cila tash e një muaj mbahet në burg.

Zonja Clinton tha se ishte e shqetësuar për gazetaren dhe e vetmja zgjidhje e pranueshme është që ajo të lirohet nga burgu dhe të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet iraniane thonë se gazetarja Saberi është e akuzuar se ka punuar ilegalisht në Iran, pasi leja gazetareske e saj ishte tërhequr para dy vitesh.
XS
SM
MD
LG