Ndërlidhjet

Clinton: Raportet me Rusinë nuk e dëmtojnë mbështetjen për Evropë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, u tha sot evropianëve se synimet e admistratës Obama për bashkëpunim më të afërt me Rusinë, nuk e dobëson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Evropën.

Ajo këto komente i bëri në Parlamentin Evropian në Bruksel.

- Angazhimi ynë me Rusinë në asnjë mënyrë nuk e dëmton mbështetjen tonë për vendet siç janë Gjorgjia, vendet e Baltikut, Ballkani apo diku tjetër në Evropë, që të jenë të pavarura, të lira, të vendosin vetë dhe vetë ta caktojnë drejtimin e tyre pa ndërhyrjen e Rusisë, tha Hillary Clinton.

Zonja Clinton tha se e vlerëson të rëndësishëm misionin Euleks në Kosovë, që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, e në të cilin marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo deklaratë u bë para takimit të saj me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, që është paraparë për sot më vonë gjatë ditës, në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG