Ndërlidhjet

Papa i caktoi datat për të vizituar Tokën e Shenjtë


Papa Benedikti XVI konfirmoi se do t'i vizitojë "Tokat e Shenjta", Izraelin dhe territoret palestineze, në muajin maj, për t'u lutur për paqe dhe unitet në Lindjen e Mesme.

Papa u tha sot mijëra njerëzve të tubuar në sheshin e Shën Pjetrit se vizitën do ta zhvillojë prej 8 deri 15 maj.

Në shkurt, Papa njoftoi se do të dëshironte të shkojë në Izrael, por data zyrtare nuk u caktua për shkak të kundërthënieve lidhur me heqjen e shkishërimit të një peshkopi britanik, i cili mohoi se hebrenjtë janë vrarë nga nazistët në dhomat e gazit.
XS
SM
MD
LG