Ndërlidhjet

Banka Botërore parashikon vit të vështirë


Banka Botërore parashikon që ekonomia globale këtë vit do të shënojë rënie për herë të parë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa tregëtia do të bie në nivelin më të ulët në 80 vjetët e fundit.
Banka Botërore ka kumtuar se vendet e varfëra dhe ato në zhvillim do të kenë disa miliarada dollarë deficit për shkak të krizës ekonomike.
Grupi prej 129 vendeve këtë vit do të shënojë një deficit prej 270 deri 700 miliardë dollarë, thotë Banka Botërore dhe njëherit ua tërheq vërejtjen institucioneve finaciare ndërkombëtare se nuk do të mund ta mbulojnë këtë deficit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG