Ndërlidhjet

Biden diskuton me NATO-n për Afganistanin


Nënpresidenti amerikan Joe Biden po takohet me aleatët evropianë në Bruksel për të diskutuar luftën kundër talibanëve në Afganistan. Administrata Obama po risheh strategjinë amerikane në Afganistan, që për Uashingtonin është fushëbeteja reale kundër terrorizimit.

Biden së pari është takuar me kreun e NATO-s Jaap De Hoop Scheffer e më pas me 26 ambasadorët e vendeve anëtare.

"Ajo çfarë duam të mësojmë është se çfarë sipas jush po funksionon dhe çfarë jo. Duam të dëgjojmë nga ju se ç'mund të bëjmë më mirë për të mos lejuar që Afganistani dhe Pakistani të kthehen në vende të sigurta për terroristët", tha Biden.

Nënpresidenti amerikan do të takohet gjatë ditës dhe me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG