Një serb i dyshuar se ka bërë krime në Kosovë, është arrestuar në Norvegji, raporton gazeta Verdens Gang.
Sipas AFP-së, policia norvegjeze ka konfirmuar se arrestimi është bërë, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Gazeta norvegjeze, Verdens Gang, raporton se personi, emri i të cilit nuk është publikuar, ishte në listën e personave të kërkuar për krime të Misionit të OKB-së në Kosovë. Ky mision e kishte informuar policinë norvegjeze për praninë e personit në këtë vend.
Sipas gazetës, ai është i akuzuar për kërcënime dhe dhunë me qëllim të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova.