Ndërlidhjet

SHBA të kënaqura me planet e Francës për NATO


Departamenti amerikan i shtetit tha se është tejet i kënaqur me synimet e Francës që t'i ribashkohet komandës së integruar të përbashkët të NATO-s.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, para dy ditësh ka shpallur se Franca do t'i ribashkohet kësaj komande.

Para më se 40 vitesh, presidenti i atëhershëm Charles de Gaulle, ishte tërhequr nga struktura e aleancës për planifikim strategjik.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Gordon Duguid, tha sot se ky është një lajm shumë i mirë.
XS
SM
MD
LG