Ndërlidhjet

Ish kryeministri Sharif në arrest shtëpiak


Ish kryeministri pakistanez dhe lideri opozitar, Navaz Sharif, është vënë në arrest shtëpiak në qytetin lindor Lahore, kanë bërë të ditur zyrtarë të partisë së tij.
Zëdhënësi i tij, Pervez Rashid, ka thënë se qindra policë e kanë rrethuar shtëpinë e liderit opozitar, Shjarif , duke ia kumtuar urdhërin për arrest shtëpiak.
Sharif ka përkrahur protestat e një grupi avokatësh antiqeveritarëë, i cili është bërë kërcënim për qeverinë në kohën kur Pakistani është fokusuar në luftën kundër ekstremistëve dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG