Ndërlidhjet

Sudan: Lirohen tre punonjësit humanitarë


Mbrëmë janë liruar tre punonjës humanitarë të organizatës joqeveritare "Mjekët pa kufi", të cilët ishin rrëmbyer këtë javë në Darfur.

Njoftohet se mjeku italian, infermierja kanadeze dhe administratori francez janë në gjendje të mirë shëndetësore, kurse gjatë lirimit të tyre nuk është shënuar asnjë incident.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini tha se nuk është paguar shpërblesë për lirimin e tyre.

Punonjësit e kësaj organizate ishin rrëmbyer të mërkurën nga persona të armatosur në Darfur.
XS
SM
MD
LG