Ndërlidhjet

Afganistan: 11 të vdekur në sulmin vetëvrasës


Të paktën nëntë policë dhe dy civilë u vranë, dhe më shumë se 20 vetë u plagosën në një sulm vetëvrasës në jug të Afganistanit.

Sulmi kundër stacionit të policisë u krye në Lashkar Gah, kryeqytetin e provincës Helmand.

Zyrtarët thanë se sulmuesi me uniformë policie u përpoq të hyjë në ndërtesë, por u ndalua nga rojet.

Ai u kacafyt me rojet, përpara se ta aktivizonte eksplozivin që e kishte në trup.

Në mesin e të plagosurve ka policë dhe civilë.

Në një incident tjetër, një sulmues vetëvrasës u përpoq të hyjë në një stacion policie në provincën jugperëndimore Farah, por uqëllua për vdekje nga policia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG