Ndërlidhjet

Stamboll: Demonstrata në Forumin për Ujin


Policia turke përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 100 demonstruesit në fillim të Forumit Botëror të Ujit, ndërsa 17 vetë janë arrestuar, njoftoi agjencia "Anatolia".

Ministra të qeverive nga 120 vende, shkencëtarë dhe aktivistë, janë tubuar në Stamboll për t'i diskutuar mënyrat që të shmangen rreziqet nga mungesa e ujit.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se deri në vitin 2030, rreth gjysma e popullsisë në botë do të përballet me mungesë të ujit.

Demonstratët, të cilët konsiderojnë se forumi është vetëm platformë për privatizimin e resurseve të ujit, brohoritnin "Ujë për jetë, jo për profit".
XS
SM
MD
LG