Ndërlidhjet

Merkel: Pas Kroacisë, BE të pushojë së zgjeruari


Në një manifest me rastin e zgjedhjeve evropiane në 7 qershor, partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel ka kërkuar që të pushojë zgjërimi i Bashkimit Evropian pas hyrjes së Kroacisë në BE.

Edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor kanë gjasa për anëtarësim, por kjo do të zgjasë, ka thënë Merkel.

"Ne e dimë se stabiliteti, qoftë në Serbi, Kosovë, Mal të Zi apo në vendet tjera, mund të garantohet vetëm nëse ato kanë gjasa për të hyrë në BE, por kjo do të zgjasë disa vite", ka thënë Merkel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG