Ndërlidhjet

Sofje:Maqedonia në NATO kur t'i zgjidhë kontestet


Bullgaria do të mbështesë hyrjen e Maqedonisë në NATO kur Maqedonia t'i zgjidhë "të gjitha kontestet me fqinjët", ka thënë zv/kryeministri bullgar Ivaylo Kalfin, në takimin e ambasadorëve të NATO-s në Sofje.

Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarin e lartë të ketë thënë se Bullgaria është e përkushtuar ndaj politikës së "dyerve të hapura", dhe përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO.

"Vendi ynë ka luajtur rol aktiv në planin aksional për pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, si dhe të Maqedonisë, kur ajo t'i zgjidhë të gjitha kontestet me vendet fqinj", ka thënë Kalfin në takimin.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG