Ndërlidhjet

Obama i bënë ftesë Iranit për "fillim të ri"


Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka bërë thirrje Iranit për "një fillim të ri" në raportet e tij me Shtetet e Bashkuara.

- Me rastin e Vitit të Ri të juaj, dëshiroj që ju, populli dhe liderët e Iranit, ta kuptoni të ardhmen, që ne e dëshirojmë. Është e ardhme me këmbime të ripërtrira ndërmjet popujve tanë dhe me mundësi më të mëdha për partneritet dhe tregti. Është periudhë, ku ndarjet e vjetra janë tejkaluar, ku ju dhe të gjithë fqinjët e juaj dhe bota e gjërë, do të jetojnë në siguri dhe paqë më të madhe, tha presidenti amerikan, Barack Obama, në mesazhin e tij me rastin e festës në Iran.

Në reagimin e parë nga Teherani, Ali Akbar Javanfekr, ndihmës i presidentit iranian Ahmadinejad, e ka mirëpritur këtë deklaratë, por tha se presidenti Obama duhet ta ndryshoj në mënyrë fundamentale politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG