Ndërlidhjet

Bllacë: Pllakë përkujtimore për viktimat


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar sot në Bllacë të Hanit të Elezit një pllakë përkujtimore, në shenjë kujtimi për të gjithë ata që ishin përndjekur nga pushteti serb dhjetë vjetë me parë.

“Ndihem tepër mirë kur krahasoj se në atë periudhë të 24 marsit, këtu ka pasur ushtri, polici, paramilitarë dhe vrasës serbe, ndërsa sot kemi simbolet e shtetit të Republikës së Kosovës. Kurrë nuk do të ketë kthim në të kaluarën”, ka thënë Thaçi.

Po sot, në Gllogjan të Deçanit, është mbajtur një manifestim qëndror, që shenoi 11 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 10 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.
XS
SM
MD
LG