Ndërlidhjet

Steinbach: Stabiliteti i Kosovës, stabilitet i rajonit


Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Hans Dieter Steinbach deklaroi se stabiliteti i Kosovës nënkupton stabilitetin e rajonit.

"Gjermania i kushton kujdes të veçantë stabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Konsiderojmë se gjendja e stabilizuar në Kosovë e nënkupton edhe stabilizimin e tërë rajonit", tha Steinbach gjatë një debati në Prishtinë.

Ai ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, por ka kërkuar që institucionet kosovare të fokusohen veçanërisht në procesin e privatizimit, decentralizimit dhe sundimin e ligjit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG