Ndërlidhjet

Rehn: Kosova të mos mbetet 'vrimë e zezë'


Bashkimi Evropian do të gjejmë mundësi praktike dhe pragmatike për të mos lejuar që Kosova të mbetet si një 'vrimë e zezë' në rajon dhe në Evropë, deklaroi sot në Bruksel Komisioneri për Zgjërim i BE-së, Olli Rehn.

Rehn i bëri këto komente në një takim me gazetarë duke folur për takimin e radhës të ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili të premten dhe të shtunën do të mbahet në Pragë, me ç'rast do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Rehn ka nënvizuar se është me rëndësi të veçantë që Ballkani përsëri është në agjendën e ministrave të BE-së, pasi deri më tash kanë dominuar si tema kriza finansiare dhe problemet me të cilat po përballet Evropa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG