Ndërlidhjet

Kina: Raporti i SHBA-ve – "shtrembërim i madh"


Zyrtarë të lartë të Kinës kanë thënë sot se raporti i Pentagonit, që tërheq vërejtjen për rritjen e forcës së ushtrisë kineze, është "shtrembërim i madh" i së vërtetës.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze, Qin Gang, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t'i ndalin "bërjet e akuzave të pabaza kundër Kinës, në mënyrë që, mëtutje, të mos dëmtohen raportet ushtarake të të dy palëve".

Këtë raport amerikan, zoti Gang, e cilësoi si "ndërhyrje" në punët e Kinës dhe tha se vendi i tij ka bërë ankesë formale.

Në raportin e Pentagonit për Kongresin amerikan, thuhet se zhvillimi i armatimit të sofistikuar po e ndryshonte balancimin ushtarak në Azi dhe do të mund të përdorej për forcimin e kërkesave të Kinës për territoret kontestuese.

Në raport theksohet, poashtu, se Kina po zhvillonte teknologjitë për luftë bërthamore dhe kozmike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG