Ndërlidhjet

BE kërkon që Izraeli ta njohë Palestinën shtet


Bashkimi Evopian ka kërkuar nga qeveria e re izraelite t'i pranojë parimet e formimit të shtetit palestinez, në të kundërtën do të duhet të bartë pasojat.
Si qeveria palestineze ashtu edhe ajo izraelite dihet t'i respektojnë detyrimet e premtuara në të kaluarën, sidomos ato për zgjidhjen e çështjes së dy shteteve dhe pranimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara, ka thënë shefi i diplomacisë çeke, Karel Shvarcenberg, në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së, i cili po mbahet në kështjellën Hublloka mbi Volltavë në Çeki.
Nëse qeveria izraelite të cilën do ta udhëheqë, Benjamin Netanjahu nuk dëshiron t'i respektojë këto kushte, marrëdhëniet do të vështirësohen dhe ne do të detyrohemi të shqyrtojmë pasojat e mundshme, ka theksuar Shvarcenberg.
XS
SM
MD
LG