Ndërlidhjet

BE: Qëndrime të ndryshme lidhur me zgjerimin


Shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, kërkuan sot që Bashkimi Evropian ta hapë perspektivën për integrimin e tyre, por aktualisht procesin e zgjerimit e kundërshtojnë Franca dhe Gjermania.

"Nuk do të ketë zgjerim, nëse nuk miratohet Marrëveshja e Lisbonës", tha ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në Hluboka të Çekisë, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Kjo pikëpamje u mbështet edhe nga zyrtarët e ministrisë së jashtme të Gjermanisë.

Por, me këto qëndrime nuk është pajtuar komisionari për zgjerim Olli Rehn, i cili tha se zgjerimi nuk duhet të "mbetet peng" për problemet për të cilat vendet, që synojnë integrim, nuk janë fajtore.

Bernard Kouchner tha se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet "ta ulin tonin e retorikës nacionaliste" të tyre, që ai e përshkruajti si anakronike.

Në bisedimet e sotme të ministrave të jashtëm të shteteve të BE-së, për procesin e integrimit, morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia. Në këto takime ishte e pranishme edhe Turqia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG