Ndërlidhjet

Gates: Nuk të do rrëzojmë raketën verikoreane


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për ta rrëzuar raketën të cilën planifikon ta lansojë Korea e Veriut.

Gates i tha televizionit FOX se ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk ka plane "të bëjë asgjë në këtë pikë".

Ai tha se Pentagoni nuk beson se Korea e Veriut ka aftësi që të lansojë raketa luftarake, të cilat do t'i arrinin brigjet perëndimore të SHBA-ve, por shtoi se mendon se ky është synimi afatgjatë i Phenianit.

Korea e Veriut thotë se do të lansojë një satelit telekomunikues në periudhën prej 4 deri 8 prill.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG