Ndërlidhjet

Roja e kampit nazist do ekstradohet në Gjermani


Roja e kampit nazist, Ivan Demjanjuk, i akuzuar për asistimin në vrasjen e të paktën 29 mijë hebrenjve, do të transportohet javën e ardhshme në Gjermani ku do të gjykohet.

Avokati i tij i tha AFP-së se sapo arrijë të martën në Mynih, 89-vjeçari Demjanjuk do të arrestohet. Ai mund të dërgohet drejt në burg apo spitalin e burgut.

Demjanjuk, i cili ka origjinë ukrainase, dhe aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, nuk arriti ta pengojë ekstradimin e tij për arsye shëndetësore.

Në mars, prokurorët gjermanë lëshuan fletëarrest, nën akuzat se në periudhën mars-shtator, 1943, ai ka qenë roje në kampin e vdekjes Sobibor në Poloninë e pushtuar.
XS
SM
MD
LG