Ndërlidhjet

Aktpadi kundër D. Qosiqit sepse ka fyer shqiptarët


Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut "Yukom" dhe Komiteti i Helsinkit për të Dejtat e Njeriut në Serbi, kanë ngritur aktpadi kundër akademikut serb Dobrica Qosiq, për "nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare".

Në fletëkallëzimin e këtyre organizatave të publikuar në internet, ndodhet edhe një pjesë e tekstit nga libri i Qosiqit "Koha e Gjarpërinjve".

"Fundërrina sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar, e mori për aleat Amerikën dhe Bashkimin Evropian në luftën kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të arsimuar ballkanik – popullit serb", ka shkruar Qosiq për shqiptarët.

Biljana Kovaçeviq në emër të Yukom dhe Sonja Biserko në emër të Komitetit të Helsinkit, i kanë kërkuar prokurorisë që kundër Qosiqit të ngrejë procedurë penale, për kryerjen e veprave të lartpërmendura.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG