Ndërlidhjet

Obama: Al Kaeda e kërcënon Evropën


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka paralajmëruar se Evropa është në rrezik më të madh nga sulmet terroriste se sa Amerika, dhe se ai ka nevojë për ndihmën e Evropës që ta mundë Al Kaedan në Afganistan.

Duke folur në Strasbourg, para samitit të 60-vjetorit të NATO-s, Obama tha se çrrënjosja e të dyshuarve për terrorizëm nga Afganistani dhe Pakistani, është një problem i përbashkët që kërkon përpjekje të përbashkëta.

Por ai gjithashtu u zotua t'i riparojë marrëdhëniet e dëmtuara me Evropën, duke thënë se bota u bë bashkë pas sulmeve terroiste të 11 shtatorit, por pastaj "ne devijuam nga Iraku".

"Kam ardhur në Evropë këtë javë për ta ripërtrirë partneritetin tonë, atë në të cilin Amerika i dëgjon dhe mëson nga miqtë dhe aleatët tanë, por ku miqtë dhe aleatët tanë e ndajnë barrën. Bashkë duhet të farkojmë zgjidhje të përbashkëta për problemet e përbashkëta", tha Obama.

Më herët, presidenti i Francës Nicolas Sarkozy tha se Franca e mbështet politikën e re amerikane të presidentit Obama për Afganistanin, por shtoi se Parisi nuk do të dërgojë më trupa në këtë vend.
XS
SM
MD
LG