Ndërlidhjet

Rasmussen u zgjodh në krye të NATO-s


Kryeministri i Danimarkës Anders Fogh Rasmussen është zgjedhur në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Vendimi u mor në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Strasbourg.

Rasmussen do të zëvendësojë në muajin korrik kreun aktual të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, të cilit mandati i skadon në fund të qershorit.

Turqia fillimisht e kishte kundërshtuar kandidaturën e kryeministrit danez.

Bashkimi Evropian e kritikoi Ankaranë, duke thënë se kjo do të ishte keq për anëtarësimin e saj në BE.

Më vonë, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Ankaraja ka vendosur ta pranojë Rasmussen si sekretar i përgjithshëm i NATO-s pas "garancave" nga presidenti amerikan Barack Obama.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG