Ndërlidhjet

Rasmussen jep dorëheqjen


Kryeministri danez, Anders Fogh Rassmusen pritet të japë sot dorëheqjen, një ditë pasi ka marrë miratimin e NATO-s për të qenë Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës.

Rasmussen do të pasojë në këtë post shefin aktual të NATO-s, hollandezin Jaap de Hoop Scheffer. Mandati i këtij të fundit përfundon në fund të korrikut.
Rasmussen mundi të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s pas ndërmjetësimit të presidentit Obama me kryeministrin e Turqisë.

Ankaraja kundërshtonte kandidaturën e Rasmussenit për shkak të mbështetjes që si kryeministër ai i ka dhënë autorit të karikaturave të profetit Muhamed, që u publikuan në Danimarkë në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG