Presidenti Barack Obama shprehu besimin se paqja në Lindjen e Mesme është e mundur, por të dyja palët, palestinezët dhe izraelitët, duhet të bëjnë kompromise.
"Mendoj se e kemi një ide si për çfarë kompromisesh flasim. Ajo që na nevojitet është vullneti politik dhe kurajoja nga ana e udhëheqësve", tha Obama.
Komentet e mësipërme Obama i bëri gjatë një takimi me studentët në Stamboll, në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Turqi.
Turqia është ndalesa e fundit e turneut të parë evropian të Obamas që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë.