Ndërlidhjet

Itali: 207 viktima nga tërmeti


Ka shkuar në 207 numri i viktimave nga tërmeti në Itali, derisa 17 nga viktimat end enuk janë identifikuar. Rreth 100 të palgosur konsiderohen në gjendje të rëndë shëndetësore, tha kryeministri italian Silvio Berlusconi. Kryeministri Berlusconi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonin e Abruzios.

Dhjetëra mijëra vetë kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti që përfshiu një rajon në Apenine.

Punëtorët e shpëtimit për asnjë moment nuk i kanë ndërprerë operacionet e kërkimit në rrënoja.
XS
SM
MD
LG