Ndërlidhjet

SHBA: Akuzat e Iranit për gazetaren të pabaza


Shtetet e Bashkuara i kanë ripërsëritur shqetësimet ndaj akuzave për spiunazh, me të cilat Irani ngarkon gazetaren amerikane me origjinë iraniane.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robertz Wood tha se akuzat janë të pabaza.

Të mërkuarën, autoritetet iraniane thanë se gazetarja Roxana Saberi ishte akuzuar për spiunazh, dhe se ajo "i ka pranuar të gjitha akuzat".

Saberi, e cila ndodhet në paraburgim që nga janari, fillimisht u ndalua për shkak se ka blerë alkohol, por më vonë autoritetet thanë se ajo punon "ilegalisht" në Iran.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG