Ndërlidhjet

Sejdiu: Akuzat ndaj UÇK-së, pa fakte


“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qënies sonë”, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu, duke iu referuar disa shkrimeve në media të caktuara, për, siç thuhet, krimet e UÇK-së të bëra gjatë konfliktit të armatosur.

“Çdo gjë e paargumentuar duhet marrë jashtë reales. Unë e them, më sill faktet atëherë del drejtësia”, tha Sejdiu. Presidenti i Kosovës tha po ashtu se se “dikujt mund t'i teket të krijojë dëme për Kosovën, por nuk do t’ia dal këtij qëllimi”.

Sejdiu tha se beson fuqishëm që Kosova do ta fitojë edhe procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG