Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Saberit t'i mundësohet mbrojtja


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka kërkuar nga gjyqësia e vendit që t'ia mundësojë gazetares Roksana Saberi të drejtën ligjore për mbrojtje, pas dënimit të shqiptuar për spiunazh.

Në letrën dërguar prokurorit të rastit Saberi, thuhet se "duhet pasur kujdes që të zbatohen të gjitha veprimet ligjore në lidhje me gazetaren dhe ato të zhvillohen sipas drejtësisë, në mënyrë që të mos shkelen të drejtat e saj".

Letra e presidentit Ahmadinexhad është mirëpritur nga avokati i gazetarës së dënuar, Roksana Saberi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG