Ndërlidhjet

Rusi: Nuk ka zvogëlim të armatimit


Rusia nuk sheh ndonjë arsye për të zvogëluar ndjeshëm arsenalin e armëve strategjike. Deklarata e zv/ministrit të jashtëm rus, Sergei Ryabikov u bë për agjencinë e lajmeve Interfax. Ai tha se nuk janë përmbushur kushtet për një hap të tillë.

Presidenti i ri amerikan, Barack Obama ka propozuar zvogëlim të ndjeshëm të armatimit. Por zv/ministri rus tha se administrata amerikane më shumë po intensifikon se sa po risheh planet për vendosjen e mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG