Ndërlidhjet

Sejdiu: Drejtësia do jetë në anën e Kosovës


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur bindjen se drejtësia ndërkombëtare do të jetë në anën e Kosovës gjatë procesit të vlerësimit të legalitetit të shpalljes së pavarësisë.

Ai tha se deklarata e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, sipas të cilës Beogradi nuk do ta pranojë një vendim eventual të GjND-së nëse ai e shpall të ligjshëm pavarësinë e Kosovës, dëshmon se Serbia po i frikësohet vendimit të këtij institucioni të drejtësisë botërore.

“Për ne është shumë me rëndësi që të vazhdojmë me angazhimet tona. Ne e kemi thënë gjithmonë se drejtësia është në anën e të drejtit dhe Kosova ka pasur të drejtën e vet të vendosë për fatin dhe ardhmërinë e saj dhe këtë e ka bërë në partneritet me Bashkësinë Ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG