Ndërlidhjet

Clinton: Në Liban të ketë zgjedhje të lira


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka premtuar se afrimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë, "kurrë" nuk do të bëhet në kurriz të Libanit.

Pas takimit në Bejrut me presidentin libanez, Michel Suleiman, zonja Clinton, tha se ajo ishte gëzuar për vendosjen e raporteve diplomatike ndërmjet Libanit e Sirisë.

Vizita e paparalajmëruar e zyrtares së lartë amerikane në Bejrut, u bë në periudhën kur në Liban po zhvillohen përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 7 qershor, në të cilat mund të ndodhë që grupi miliant shiit, Hezbollah, të dalë fitues. Ky grup mbështetet nga Siria.

Duke u shprehur për këto zgjedhje, zonja Clinton, tha:

- Ne besojmë fuqishëm se populli i Libanit do të jetë në gjendje të zgjedhë përfaqësuesit e vet në votime të hapura dhe të lira dhe pa ndërhyrje nga jashtë, tha sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG