Ndërlidhjet

Spanjë: Konfirmohet një rast i gripit të derrave


Autoritetet e Spanjës thonë se një person, që aktualisht ishte kthyer nga Meksika, ishte i infektuar me gripin e derrave. Ky është rasti i parë i regjistruar i virusit të këtillë në Evropë.

Dyshohet se në Meksikë, gjatë tri javëve prej se është paraqitur, nga kjo sëmundje kanë vdekur 100 vetë.

Ka pasur edhe disa raste të konfirmuara, por jo edhe vdekje, në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.

Komisioni Evropian ka planifikuar mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të shëndetësisë këtë javë, ndërsa shumë qeveri në mbarë botën kanë vendosur kontrolle në aeroporte për ta ndalur përhapjen eventuale të sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se virusi i ri i gripit të derrave ka potencial që të shndërrohet në pandemi, por OBSH-ja konsideron se bota është e përgatitur për mbrojtje nga ky kërcënim.
XS
SM
MD
LG