Ndërlidhjet

Hoti: Situata në veri është nën kontroll


Focat policore të BE-së sot kanë hedhur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit serbë, që kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive të disa familjeve shqiptare.

"Njësitë policore të BE-së është dashur të përdorin gaz lotsjellës, për t'i shpërndarë afro 100 protestues, pasi ata e kishin thyer kordonin e policisë së Kosovës", tha zëdhënësi rajonal i policisë, Besim Hoti.

Sipas tij, "turma e serbëve është shpërndarë dhe situata është nën kontroll".

Zëdhënësi Hoti nuk i ka konfirmuar raportet se në terren janë dëgjuar të shtëna.

"Policia e BE-së ishte e mbështetur nga KFOR-i, i cili është i gatshëm që të veproj nëse është e domosdoshme", tha Besim Hoti.

Zëdhënësi i misionit policor të BE-së në Kosovë, Christophe Lamfalussy, thotë se nuk është raportuar për lëndime gjatë incidentit të sotëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG