Ndërlidhjet

Bisedimet për ndryshimin e marrëveshjes START


Seria e parë e negociatave ruso-amerikane për ndryshimin e marrëveshjes për zvogëlimin e armatimit strategjik START, do të zhvillohet prej 18 deri me 20 maj në Moskë, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë.
Gjatë takimit të parë zyrtar në Romë me 24 prill, dy palët janë marrë vesh që të organizojnë serinë e parë të negociatave të delegacioneve përkatëse në përmbajtje të plotë , thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obema dhe ai i Rusisë, Dmitri Medvedev, kanë paralajmëruar në fillim të muajit në Londër fillimin e negociatave për zvogëlimin e armatimit.
XS
SM
MD
LG