Ndërlidhjet

OBSH alarmon për gripin e derrave


Organizata Botërore e Shëndetësisë e ngriti shkallën e alarmit për shkak të frikës nga epidemia e gripit të derrave nga "faza 3" në "fazën 4" nga gjithsej gjashtë nivele sa ka kjo organizatë.

Zv/drejtori i OBSH-së, Keiji Fukuda, tha se "faza 4" nuk nënkupton se pandemia është e pashmangshme.

OBSH tha se tash janë konfirmuar 73 raste të reja në Meksikë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe Spanjë.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara gjithashtu konfirmoi se shtatë vdekje në Meksikë janë shkaktuar nga ky virus.

Qeveria e Meksikës tha se 152 njerëz mund të kenë vdekur nga kjo sëmundje dhe më shumë se 1.600 të jenë infektuar.

Zëdhënësi i OBSH-së, Gregor Hartl tha se agjencia nuk rekomandon ndonjë kufizim të udhëtimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG