Ndërlidhjet

Lavrov: Kemi shqetësime nga planet e BE-së


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia do të donte të besojë por ende nuk është e bindur në garancat e Bashkimit Evropian se blloku nuk përpiqet të krijojë sferë të influencës në ish republikat sovjetike.

Lavrov i bëri këto komente në Luksemburg pas takimit me diplomatët e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e BE-së vazhdimisht i kanë hedhur poshtë si të pabaza frikat e Rusisë se unioni synon të krijojë një "sferë të influencës" nga projekti i vet "Partneriteti Lindor".

Bashkimi Evropian pritet ta nisë "Partneritetin Lindor" me Armeninë, Azerbejxhanin, Bellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën në samitin në Pragë në 7 maj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG