Ndërlidhjet

Një Maji shënohet me demonstrata


Raportohet se në disa qytete, policia është përleshur me demonstruesit në Ditën e Një Majit.

Në Berlin dhe Hamburg, forcat e sigurisë arrestuan 90 vetë, të cilët gjatë përleshjeve me policinë hodhën shishe dhe gurë. Njoftohet se afro 30 policë janë lënduar.

Në Stamboll, policia përdori vrushkuj uji për t'i shpërndarë qindra demonstruesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të pjesëtarëve të policisë.

Në Teheran, policia arrestoi 5 aktivistë të sindikatave të punëtorëve, të cilët morën pjesë në demonstratat në qytetin me shumicë kurde Sanandaj në veriperëndim të vendit.

Në Moskë, rreth 2.000 ithtarë të Partisë Komuniste parakaluan me portretin e Vladimir Leninit, ndërsa në Shën Peterburg policia arrestoi rreth 100 pjesëtarë të së djathtës ekstreme dhe grupeve kundër migrantëve.

Tradicionalisht, Dita e Një Majit, në Evropë dhe më gjërë, është ditë kur mbahen protesta të punëtorëve. Sivjet ato shënohen në kohën kur ekonomia globale është e përfshirë nga kriza e thellë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG