Ndërlidhjet

OBSH: Vaksina do të jetë gati së shpejti


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se "nuk ka dyshim" se një vaksinë e suksesshme kundër virusit të gripit të derrave do të mund të hyjë në përdorim në "një periudhë të shkurtë kohore".

Më herët, OBSH tha se numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht në botë është 331 në 11 vende. Agjencia tha se 10 njerëz deri tash kanë vdekur nga gripi, i cili fillimisht u paraqit në Meksikë dhe është përzierje e viruseve të gripit të derrave, të shpezëve dhe të njeriut.

Transmetimi i virusit nga njeriu në njeri i ka rritur shqetësimet në botë për përhapjen e tij.

Meksika i mbylli disa sektorë të ekonomisë gjatë pesë ditëve të ardhshme, ndërsa autoritetet njoftuan për 160 vetë, të cilët dyshohet se kanë vdekur nga gripi i derrave.
XS
SM
MD
LG