Ndërlidhjet

NATO i filloi stërvitjet në Gjeorgji


NATO i ka filluar stërvitjet ushtarake në Gjeorgji një ditë pasi Tblisi zyrtar tha se ka penguar një komplot në një bazë ushtarake. Stërvitjet njëmujore do të përfshijnë ushtarë nga më shumë se 12 anëtare të NATO-s dhe vende partnere të saj. Rusia i ka kritikuar stërvitjet si eksponim të forcës në kufijtë e saj jugor, duke thënë se ato vetëm do ta ndërlikonin situatën tashmë të vështirë në rajon, pas konfliktit të vitit të kaluar ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG